VIDEO nga SYRI TV/ Rama shpalos programin: Dora e shtrirë për PD-në, nuk pranojmë ultimatume

Kryeministri Edi Rama ka shpalosur sot programin qeverisës duke kërkuar votbesimin nga Parlamenti. Rama e nisi fjalën e tij me ftesë për bashkëpunim me PD-në, por refuzoi ndërmjetësimin e ndërkombëtareve në çështje të brendshme si dhe dialogun me ultimatume nga opozita. Duke mbrojtur iniciativën “Open Ballkan”, kryeministri nuk kurseu as sulment ndaj drejtuesve të shtetit të Kosovës.

Nga SYRI TV

Kryeminstri Edi Rama ka prezantuar sot programin qeverisë për mandatin e tretë, duke kërkuar votbesimin nga Kuvendi për të çuar përpara, ato që ai I quajti projekte që do të ngjisin Shqipërinë në një tjetër stad. Fjalimin e tij kryeministri Edi Rama e nisi me një thirrje për opozitën, q ëtë mos e kthejnë Kuvendin në arenë përplasjes, duke I ripërsëritur edhe njëherë ftesën e bashkëpunimit.

Për zgjidhjen e krizave mes forcave politike, Rama u shpreh se nuk do të pranojë më që ato të zgjidhen në gjuhë të huaj, siç bëri me prishjen e marrëveshjes me opozitën për Reformën Zgjedhore dhe miratimin e njëanshëm të ndryshimeve kushtetuese, edhe pse në prani të ambasadores Yuri Kim PS firmosi zotimet e saj.

Në fjalën e tij të parë në Kuvendin e ri, Kryeministri Edi Rama nuk kurseu as sulmet ndaj Kosovës dhe të mbronte projektin e ideuar me Aleksandër Vuçiç për Ballkanin e hapur.

Me bashkëshorten, Linda Ramën në Sallë, që e ndiqte nga llozhat  e Kuvendit, Rama u shpreh se përqindja e lartë e grave në qeveri nuk ishte qëllim, por dëshmi e punës së ty ëetë mirë.

Teksa kryeministri Rama zgjatej në fjalën e tij për Programin qeverisë, kryetari i PD-së Lulzim Basha ndërhyri disa herë nga vendi me mikrofonin e fikur, duke detyruar edhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla ti tërhiqte vëmendjen. 

Në programin e parashtruar para deputetëve, kryeministri Edi Rama u ndal më së shumti tek rimëkëmbja e ekonomisë  nga pandemia e tërmeti, rritje pagash dhe vaksinim deri ne  vitin  2022, si dhe në disa projekte infrastrukturore, në energjetikë dhe bujqësi.