Bushati: Akti i Bashës jo vetëm i poshtër, por edhe idiot

Nga Andi Bushati

Këta rondokopët e PD-së mund të kishin qenë të detyruar për t’ia futur Berishës dhe të kishin dëgjuar diplomatët amerikanë, vetëm në një rast.

Kur ambasada të kishte kundërshtuar kapjen e drejtësisë nga qeveria, kur të kishte folur për teatrin, patronazhistët, blerjen e votës, korrupsionin në Unazën e re me dokumente false amerikane, për rilindizimin e Gjykatës kushtetuese, kur të mos kishte shpallur hero të drejtësisë Dvoranin dhe të mos kishte grisur marrëveshjen e 5 qershorit...

Pra po të kishte qenë arbitër i drejtë dhe jo faktor pro Rama.

Por ti dorëzosh gjeneralët e tu, një ndërmjetësi që punon për kundërshtarin, kjo është edhe poshtërsi edhe idiotësi njëkohësisht.