VIDEO/ I vonojnë pagën një muaj, minatori shkatërron kamionët e kompanisë

Një minator vendosi që të shkatërronte kamionët e kompanisë, pasi pronari i kishte vonuar pagën.

Ngjarja ka ndodhur në Sirnak të Turqisë, me burrin që shkatërroi me eskavator 5 kamionë.

Sipas mediave lokale, pronari i kompanisë ishte edhe xhaxhai i punëtorit që mori hak duke shkaktuar një dëm rreth gjysmë milionë eurosh.

Pas incidentit, punëtori dhe pronari arritën një marrëveshje, detajet e të cilës nuk u bënë të ditur.