", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/September/16/auto_Screenshot_21631787224.jpg", "width": 900, "height": 476 } }

Yuri Kim takim me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese: Të jepen vendime me integritet

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri ka zhvilluar një takim me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese këtë të enjte.

Ajo shkruan se Gjykata duhet të vazhdojë të japë gjykime me integritet dhe pavarësi në përputhje me betimin e tyre në detyrë. Kim shtoi se po punohet me institucionet përkatëse në mënyrë që Kushtetuesja të plotësojë kuorumin e nevojshëm.

“Teksa Gjykata Kushtetuese kthehet në seancë, unë shkova për të nderuar gjykatësit. Kritike për Kushtetuesen që të vazhdojë të japë gjykime me integritet dhe pavarësi, në përputhje me betimin e tyre në detyrë.

Ne jemi duke punuar me institucionet përkatëse kështu që Gjykata Kushtetuese do të ketë anëtarësim të plotë.”, shkruan Kim.