Rama: Solla dy herë Merkelin dhe do rris pagat e solistëve në TKOB (salla shpërthen në duatrokitje)

Kryeministri Edi Rama bëri një 'deklaratë' të fortë në Kuvend gjatë prezantimit të programit qeverisës.

Rama tha se duke nisur nga 1 janari, paga e trupës së Teatrit Kombëtar, Operas dhe Baletit do të dyfishohen.

Kjo deklaratë e Ramës, bëri që në sallë të kishte duatroktije.

Po ashtu Rama u krenua edhe se ka sjellë kancelaren gjermane dy herë në Shqipëri.

"Pas dekretimit të qeverisë do të shkojmë në SHBA për Asamblenë e OKB dhe me ministrin e Mbrojtjes dhe do të kthehemi me lajm domethënës për të ardhmen e Forcave të Armatosura," tha Rama.

Teksa kryeministri Edi Rama po fliste për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit, ku deklaroi se vendi ynë e përballoi me sukses situatën në fjalë, lideri demokrat, Lulzim Basha ka replikuar.

Basha pohoi disa herë me zë të lartë se janë regjistruar 16 mijë viktima nga koronavirusi në vendin tonë. Ndërkohë që Rama ia kthehu me ironi se pavarësisht shtytjes që i dhanë akuzat e opozitës, Shqipëria e përballoi me sukses pandeminë.