VIDEO/ Rrethi vicioz i vrasjeve të grave dhe 12 ministre në qeveri: flet Zhaklin Lekatari

Një protestë e shoqatave të grave u zhvillua dje në Tiranë pas vrasjes së Sabrina Bengajt, një nëne të re nga Fieri, nga ish-bashkëshorti i saj, vrasja e fundit e një serie krimesh të kësaj natyre brenda familjes që kanë tronditur vendin dhe nuk po ndalen.

Zhaklin Lekatari, gazetarja dhe aktivistja e njohur, që mori pjesë në këtë protestë, u ftua mëngjesin e së enjtes në emisionin “Kafe Shqeto” të SYRI TV nga drejtuesit Dori Daka dhe Flavio Qarri për t’iu përgjigjur një pyetjeje specifike.

“Vrit – lot – protesta – përsëritje. Ky është një rreth vicioz prej nga nuk po dalim, - tha Daka dhe i shtroi pyetjen Lekatarit: “ Protesta e djeshme solli ndonjë gjë të re, ndonjë premisë të re apo qoftë edhe ndonjë mesazh për të dalë nga ky rreth vicioz?”

“Nga ky rrethi vicioz mund të dalim vetëm nëse të gjithë ne si qytetarë reagojmë realisht dhe nëse institucionet - fatmirësisht kemi 12 gra në parlament, nëse institucionet e bëjnë realisht punën e tyre dhe zbatojnë ligjet që janë shumë të mira dhe ne si qytetarë i monitorojmë këto ligje” - theksoi Zhaklin Lekatari./ar.sh/SYRI.NET

Ndiqni intervistën e plotë në videon në vazhdim.