Kina sheh ‘mendësinë e Luftës së Ftohtë’ në paktin SHBA – Britani - Australi

Ambasada e Kinës në Uashington reagoi ndaj një pakti të ri të sigurisë të shpallur nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Australia të mërkurën duke thënë se vendet duhet "të heqin dorë nga mendësia dhe paragjykimet ideologjike të Luftës së Ftohtë".

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Australia thanë të mërkurën se do të krijojnë një partneritet sigurie për Indo-Paqësorin që do të përfshijë ndihmën e Australisë për të blerë nëndetëse me energji bërthamore, në një kohë që ndikimi kinez mbi rajonin rritet.

I pyetur për koment, zëdhënësi i ambasadës kineze Liu Pengyu tha se vendet “nuk duhet të ndërtojnë blloqe përjashtuese që synojnë ose dëmtojnë interesat e palëve të treta. Në veçanti, ata duhet të heqin qafe mentalitetin dhe paragjykimet ideologjike të Luftës së Ftohtë. ”