Sot në Kuvend, votimi për qeverinë e re Rama 3 dhe programin e saj politik

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancë plenare në orën 10:00 për të votuar qeverinë e re Rama 3 dhe programin e ri politik të saj.

Pas paraqitjes së qeverisë dhe Programit nga Rama, në orën 13:00 do të ketë pyetje drejtuar kryeministrit për projektin e tij të mandatit të tretë, kurse në orën 16:00 do të nisë debati për to.

Në fund të debatit, do të bëhet votimi për qeverinë e re dhe programin e ri të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.