Një grua gjen gishtin e njeriut në hamburger, policia nis hetimet   

Rasti i gruas që gjeti gishtin e njeriut brenda një hamburgeri të cilën ajo e bleu në një restorant të ushqimit të shpejtë në Santa Cruz të Bolivisë, ka nxitur reagime të ashpra në këtë vend, derisa autoritetet kanë filluar hetimet duke sulmuar agjencinë e shëndetit publik. 

Sipas ankuesit që publikoi fotografinë në rrjetet sociale, ngjarja ka ndodhur në një restorant të ushqimit të shpejtë. Gruaja pasi e kishte kafshuar disa herë hamburgerin, kishte ndjerë diçka të fortë në gojë dhe kur e nxori ushqimin nga goja, pa se bëhej fjalë për një gisht të njeriut. 

Pas intervenimit të policisë, është zbuluar se punonjësja e zinxhirit të restoranteve të ushqimit të shpejtë, ditë më parë derisa po bluante mishin kishte pësuar një aksident. 

“Të gjitha indikacionet tregojnë se punonjësja që operonte me makinerinë për bluarjen e mishit, kishte humbur dy gishta. Njëri prej tyre duket se ishte ai që u shfaq në hamburger”, ka bërë të ditur menaxhmenti i lokalit Jorge Silva.