Shokohet Liverpool, Milani i përmbys rezultatin

Milani e ka përmbysur rezultatin kundër Liverpoolit në Anfield.

Në minutën e 42’, Ante Rebic ka arritur të realizojë për 1-1, duke barazuar gjithçka.

Dy minuta më vonë, në atë të 44’ shënoi për 2-1 Brahim Diaz.

Milan shfrytëzoi gabimin e Mohamed Salah, që pati mundësinë të shënojë për 2-0 për Liverpoolin, por dështoi nga pika e bardhë dhe tani skuadra e tij po humb 1-2 në Anfield.