Nisin sfidat e Champions, Siti dhe PSG në kërkim të triumfit të parë

Grupi A në Ligën e Kampioneve sheh sot në fushë për herë të parë së bashku treshen e yjeve që ka ndërtuar PSG me afrimin e Lionel Mesit.

Trajneri Poçetino ka vendosur të rreshtojë nga minuta e parë argjentinasin përkrah Nejmar e Mbape në sfidën ndaj Klub Bryzh, e tashmë të gjithë do të kenë mundësinë të shohin çfarë mund të bëjnë ata së bashku për herë të parë.

Ndërkohë, në duelin tjetër të grupit, Guardiola, ka çuditur teksa ka lënë në stol emra si Uoker, Sterling, Gundogan e Foden përballë Lajpcigut, duke bërë një rotacion të pazakontë ndaj një rivali që mendohet se mund t’u krijojë probleme.