Llogaritë elektorale/ Peka: Basha humbi 110 mijë votat e LSI dhe qindra-mijëra vota të Berishës

Analisti Çim Peka, duke folur në studion e SYRI TV në edicionin e mbrëmjes përballë Juli Krisafit, tha se kryetari i PD, Lulzim Basha, i ka bërë gabim llogaritë elektorale.

“Kur merr një vendim, duhet të bësh llogari elektorale.

Basha ka bërë dy marrëveshje në heshtje: eliminimin e Sali Berishës si zëri më i fortë opozitar dhe eliminimi i partisë së Ilir Metës.

Këtyre të fundit nuk u dha borxh deputetët për një grup parlamentar të LSI, duke hequr nga opozita 110 mijë vota.

Plus këtu janë qindra mijëra vota të Berishës. Basha ka vendosur të bëhet Rudina Hajdari. Aq sa e bënë amerikanët atë deputete, aq do bëhet ai kryeministër,” tha Peka.

Sipas tij, Basha nuk ka llogaritur ndryshimet mes liderit dhe misionarit.

“Ibrahim Rugova në Kosovë ishte misionar dhe misionari nuk shuhet. Ajo që nuk ka llogaritur Basha është se Sali Berisha ishte misionar i të bërit opozitë,” tha Peka.