Dortmundi mbyll llogaritë në pjesën e parë ndaj Besiktash, Sheriff Tiraspol surprizën Shakhtarin

Dortmund është duke fituar me rezultat 2-0 ndaj Besiktasit pas 45 minutave të para.

Ndeshja nisi e baraspeshuar me të dyja skuadrat që patën disa goditje drejt portave.

Megjithatë golin e gjeti Dortmundi në min e 20’ përmes Jude Bellingham.

Pas një krosimi të Thomas Meunier, më së miri u gjet në zonë Bellingham që shënoi buk për 1-0.

Krejt në fund të pjesës së parë ishte Erling Haaland ai që vulosi rezultatin e pjesës së parë 2-0.

Në duelin tjetër që po zhvillohet tani Sheriff Tiraspol është në epërsi 1-0 përballë Shakhtar Donetskit me golin e Adama Traore.