Epiqendra/ Lëkundje tërmeti në veri të vendit, ndihen edhe në Tiranë

Lëkundje tërmeti janë ndjerë para pak minutash në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake, epiqendra ka qenë në veri të vendit, por është ndjerë dhe në Tiranë.

Magnituda mësohet se ka qenë 4.7 e shkallës rihter dhe epiqendra në Malsine e Madhe 

Edhe gjatë natës u regjistruan tre termete në veriun e vendit.

Tërmeti që është ndjerë më shumë, raportohet të ketë qenë me epiqendër Shkodrën, 28 km në veri, ku sipas të dhënave të këtij instituti shkalla e lëkundjes ka qenë me magnitudën 4.

Dy të tjerët, konkretisht me magnitudë 3.4 dhe 2.1 kanë qenë me epiqendër në Veri-Lindje të Koplikut. Deri tani, nuk ka informacione për dëme në njerëz apo materiale në zonat ku është ndjerë lëkundjet e tërmetit.