VIDEO/ Referendum kundër përjashtimit të Berishës, anëtari i FRPD-së: Na detyrohen një sqarim

Pas firmosjes dhe dorëzimit të peticionit të iniciuar nga FRPD, anëtari i këshillit të kësaj strukture, Xhuljan Guxhe ka sqaruar lidhur me arsyet që çuan në firmosjen e këtij dokumenti.

Duke kërkuar zhvillimin e një referendum lidhur me përjashtimin e Berishës nga PD, ai thotë se partia i detyrohet një sqarim FRPD-së në mënyrë që kjo e fundit të mbajë një qëndrim të saj.

Sipas tij, ky është një vendim që duhet marrë kolektivisht dhe një nga një individ i vetëm.

‘Pas presionit të madh që kemi pasur nga nga anëtarësia e FRPD, për vetë emrin e madh që përfaqson kjo parti ne mendojmë që vetë PD dhe Forumi Rinor i detyrohet një sqarim dhe që ne të mbajmë një qëndrim ndaj këtij vendimi që në gjykimin tonë është jo në lartësinë e duhur dhe antistatutor.

Është një vendim kolektiv që të përfaqësojë të gjithë anëtarët. Nuk është një vendim që duhet marrë lehtë’ - tha Guxhe.

Anëtari i Këshillit të FRPD-së thotë se ky peticion mban firmat e 30 anëtarëve nga 40 që janë në total.

‘Peticioni i drejtohet instancave drejtuese të PD-së, sekretarit të përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi dhe Edi Paloka. Jemi në pritje të një përgjigje. Janë 3 të katërtat që kemi firmosur.

Kemi firmosur 30 persona nga 40. Unë di të them këtë gjë, anëtarët janë personat e duhur që duhet ta ndajnë këtë vendim. Nuk mund të ngelet vetëm në një individ të vetëm. Belind Këlliçi është kryetari i Forumit Rinor. Është gjithashtu deputet, kështu që ai përfaqëson veten e vetë. Ne përfaqësojmë një strukturë drejtuese të FRPD-së’ – tha Guxhe.