Zyrtare/ Nuk ka më dyshime, Besart Berisha firmos me klubin e njohur kosovar

Ishte në ajër por tashmë është zyrtare. Besart Berisha është lojtari më i ri i Prishtinës në Superligën kosovare.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi “Dardan” përmes një postimi në faqen zyrtare, ku bënë me dije se transferimi “big” i kësaj merkato ishte lënë për në fund.

Pas një karriere mbresëlënëse në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, Angli, Australi e Japoni, , futbollisti me prejardhje nga qyteti i Prishtinës ka vendosur t’i bashkohet skuadrës “bardhekaltër”.

NJOFTIMI ZYRTAR I PRISHTINËS:

Ëmbëlsira sa i përket afatit kalimtar është lënë për fund, Besart Berisha zbarkon te FC Prishtina.

Sulmuesi me përvojë të madhe, Besart Berisha, është përforcimi më i ri i skuadrës sonë.

Pas një karriere mbresëlënëse në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, Angli, Australi e Japoni, me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Kosovën, futbollisti me prejardhje nga qyteti i Prishtinës ka vendosur t’i bashkohet skuadrës “bardhekaltër” për ta shkrirë gjithë potencialin dhe përvojën e fituar në futbollin botëror për ekipin tonë.

Mirë se vjen Besart Berisha!