VIDEO/ Kur Edi Rama e sulmon Kosovën në gjuhë të huaj, në sy të Merkelit

Kryeministri Edi Rama, i cili i bënte thirrje opozitës mos të sulmonte vendin, në gjuhë të huaj, ka shfrytëzuar çdo rast, në konferencat e fundit me ndërkombëtarë për të sulmuar qeverinë e Kosovës. Parimet e  Kryeministrit duket se nuk vlejnë, kur bëhet fjalë për interesat e tij. 

Nga SYRI TV

Prej vitesh, Kryeministri Edi Rama ka akuzuar sistematikisht opozitën,  që hedh baltë mbi Shqipërinë, në sy të ndërkombëtarëve, duke cënuar imazhin e vendit.  Në vitin  2019,  Kryeministri Rama,  kujtonte  paktin e  2017-ës  me kryedemokratin Lulzim Basha, duke thënë se kërkesa e tij e vetme për opozitën,  ka qënë që mos të shajë  Shqipërinë në gjuhë të huaj.  Madje Rama i referohej parimit që kanë gjermanët,  që problemet e  shtëpisë, të mos i diskutojnë në sy të  të huajve.

Këtë thirrje Kryeministri e ktheu në kryefjalë të  retorikës së tij politike, duke e akuzuar opozitën se po i cenon imazhin vendit,  duke  folur me përfaqësues të huaj për konfliktete  politike dhe problematikat e Shqipërisë.

Edhe disa muaj më parë, pasi fitoi mandatin e tretë në krye të vendit,  Edi Rama,  ftoi  sërish për bashkëpunim  opozitën,  me kushtin e vetëm,  që Partia Demokratike,  mos të shajë në  anglisht,  Shqipërinë.  Por ndërsa u kërkon të  tjerëve, që të shmangin sulmet dhe akuzat politike, në sy të  ndërkombëtareve,  Kryeministri Edi Rama, ishte ai që  vet e shkeli  këtë parim,  në konferencën e djeshme, me Kancelaren Angela Merkel duke sulmuar Kosovën dhe kryeministrin Albin Kurti.

Edhe një muaj, më parë, kur Rama, Zaev e Vuçic  u mblodhën për të konkretizuar  nismën për Ballkanin e hapur,  Kryeministri sërish sulmoi hapur Kosovën,  e cila nuk pranoi ftesën për tu ulur në tryezë. 

Edhe pse në dy shtetet flitet shqip, duket se parimet e kryeministri Edi Rama nuk vlejnë për atë vet, duke shfrytëzuar të gjitha rastet, për të sulmuar Kosovën në gjuhë të huaj.