Vrau dy motrat pasi nuk pranonte ndarjen nga ato, mbyllen hetimet për Përparim Ademin, dosja në Gjykatë

Mbyllen hetimet per Perparim Ademin, i akuzuar per vrasjen motrave Zhaneta metani dhe Kristina Bardhi ne dhjetor te 2020.

Prokuroria e Tiranes ka perfunduar edhe akt ekspertimin mbi gjendjen e tij mendore dhe ka rezultuar pa probleme. Pritet qe dosja ne ngarkim te tij te dotezohet ne gjykaten e Tiranes me akuzen e vrasjes ndaj dy ose me shume personave per shkak te maredhenieve familjare.

Ngjarja e rende ndodhi mengjesin e 31 dhjetorit te vitit te kaluar, ne zonen e Astirit ne banesen e motrave Metani e Bardhi.

Nga hetimet ka rezultuar se 59-vjeçari nuk pranonte ndarjen nga dy motrat me te cilat kishte nje lidhje jashte martesore.