'Sabiha Kasimati meriton vend më të madh në shoqërinë tonë, një shembull për vajzat'

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka sjellë në vëmendje sot, shkencëtaren e shquar Sabiha Kasimati, pushkatuar pa gjyq nga regjimi diktatorial.

"Përkujtojmë sot 109-vjetorin e lindjes së zonjës së nderuar Sabiha Kasimati. Shkencëtares së parë zonjë, - shkroi Tabaku në Fb. - Jeta e saj është një shembull përkushtimit dhe tragjedia që ajo kaloi shembull se si regjimet vrasin dijen dhe guximin. Përkushtimi saj, dashuria karshi vendit dhe shkencës janë shembull i forcës që një zonjë ka për të hedhur themelet e shkencës moderne në kombin tonë."

"Ajo duhet të kishte një vend edhe më të madh në shoqërinë tonë, - ka theksuar Tabaku. - Jeta e saj dhe mbi të gjitha vepra janë tregues për rolin e zonjave dhe grave në shkencë e shoqëri. Një shembull që shpesh ua kujtoj fëmijëve të mi, sidomos vajzave që sot kuptojnë dhe dëgjojnë më me kujdes. I përhershëm qoftë kujtimi nderuar për shkencëtaren zonjën Sabiha Kasimati."