EMRI/ Kapet në Bullgari shqiptari i rrezikshëm që kërkohej nga autoritetet greke

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Bullgari për llogari të autoriteteve greke, i cili nëntor të vitit 2014 qëlloi me armë në një lokal të Athinës, duke lënë 15 persona të plagosur.

I arrestuari është Glajdol Shushari 34 vjeç ose i njohur ndryshe si Olti Dulçe. Ky i fundit, së bashku me Arbër Bakun, hapën zjarr në një lokal në zonën e Makrolimano si dhe janë të përfshirë në sulme të tjera me armë.

Që prej asaj kohe, Shushari u arratis në Shqipëri e më pas në Bullgari, ndërsa Baku ishte kapur në një hotel të Athinës që në vitin 2014. 34-vjeçari i njohur si Olti ishte i vetmi në arrati që nuk ishte arrestuar. Ai do të ekstradohet nga Bullgari në Greqi për t’u përballur me akuzat e ngritura ndaj tij.