Noizy këndonte në sheshin Skënderbej/ Zbulohet kush është personi që e sulmoi 

Pardje reperi Noizy ishte i ftuar në një event në qendër të Tiranës ku zhvilloheshin ndeshje Muay Thai. 

Mirëpo, mes tij dhe vëllait të ish-anëtarit të grupit Otr, Escobars është zhvilluar një përleshje. 

 

Pamjet e sherrit, ku nuk kursyen as ofendimet me fjalë banale, janë bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa nuk dihen ende arsyet e zënkës mes tyre. 

Noizy është përplasur virtualisht gjithashtu edhe me drejtuesin e këtij programi, pasi në “Gjoni’s Black” janë ftuar shpesh reperë që kanë pasur debate me këtë të fundit dhe i kanë bërë diss në emision.