EMRAT/ Fermë e fortifikuar me 1 mln sterlina kanabis, kapen 2 shqiptarë

Policia e qytetit të Blekpulit në Angli arriti të kapë dy shqiptarë, të cilët kishin ngritur një fermë të fortifikuar kanabisi.

Sipas medieve vendase, vendi ku rritej kanabisi ishte fortifikuar rëndshëm, por policia ia arriti të depërtonte në godinë.

Aty brenda u gjetën 950 rrënjë kanabisi. Një zëdhënës i policisë tha se vlera e tregut e tyre shkon në mbi 950 mijë sterlina.

Policia tha se arrestoi dy shqiptarët: Frrok Zefi, 42 vjeç dhe Aldi Gjetani, 27 vjeç.

Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe ekipet e elektricistëve pasi shqiptarët vidhnin energji për të siguruar rritjen e bimëve.

Ata pritet të dalin para gjykatës.