Ferma plot me drogë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

Policia në Spanjë ka zbuluar një fermë me mbi një mijë rrënjë kanabisi, të mbjella nga një 24-vjeçar shqiptar, që më pas u vu në pranga.

Ferma ndodhej në Bashkinë e Jarandilla de la Vera dhe aty kishte të mbjella gjithsej 1 mijë e 117 rrënjë.

Të gjitha këto rrënjë u prenë dhe në fund pesha e tyre rezultoi rreth 1 ton.