Stefano Pioli me 'dhimbje koke', Ibra humb ndeshjen me Liverpool

Lajme të këqija për Milanin e Stefano Piolit. Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë pjesë e ekipit që do të përballet me Liverpoolin nesër mbrëma në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi suedez, në fakt, ka një dhimbje në tendinën e Akilit dhe do të qëndrojë në Milano për ekzaminime të mëtejshme.

Një lajm i keq ky për 39-vjeçarin, që u rikthye në fushat e lojës fundjavën e kaluar dhe menjëherë gjeti golin duke dëshmuar se ende është në formën e tij më të mirë.

Vendin e suedezit në formacionin e Stefano Piolit pritet ta zërë Olivier Giroud.