Klose: Tromboza kujtim i largët, dua të nis karrierën si trajner i parë

Miroslav Klose është kthyer të flas për trombozën që e goditi pak muaj më parë dhe që i shtyhu atij fillimin e karrierës si trajner futbolli.

Në fakt, ish futbollisti i Bayern Munich, duhet të merrte drejtimin e Fortuna Dusseldorf në Zweite Bundesliga: "Tani jam mirë, nuk ndjej asnjë shqetësim dhe për një muaj e gjysmë kam qenë në gjendje të bëj gjithçka: futboll, tenis, vrapim. Mjekët kanë dhënë miratimin për t’iu rikthyer normalitetit dhe tani dua të nis punën me kohë të plotë si trajner i parë. Nuk kam preferenca në klube apo liga, por thjesht të nis punë sa më shpejt”, tha Klose në intervistën e tij për Kicker.