Nuk keni nevojë të keni gjak blu, ja si mund të merrni një titull fisnik

Për të gjithë ëndërrimtarët që kanë shumë dëshirë të kenë një titull fisnik nuk kanë nëvojë të kenë gjak blu.

Në Skoci për shembull vetëm tridhjetë e gjashtë euro janë të mjaftueshme.

Rreth 250.000 njerëz janë bërë Lairds, Lords  dhe Ladies of Glencoe.

Për ta bërë këtë mjafton për të blerë nëj ngastër toke ku një metër katror varion nga nëntëdhjetë deri në dyzet euro.

E gjitha kjo ka ndodhur që nga viti 2006 pasi Kompania skoceze , Highland Titles, ka ofruar mundësinë për të blerë një tokë në internet në Rezervën Natyrore Glencoe, në Malësitë. 

Në këtë mënyrë ju mund të bëheni lord ose lady e kompletuar me një akt të vërtetuar të dërguar nga kompania.

Por kjo nuk është e gjitha: duke blerë tokën mund të ndihmoni edhe mjedisin. 

Në fakt, të gjitha fondet janë të destinuara për mbrojtjen e florës dhe faunës së Parkut. 

Si në çdo ëndërr fisnike që respekton vetveten, pronësia e tokës është edhe e trashëgueshme: titulli mund të transmetohet brez pas brezi. 

Toka mund të vizitohet, pemë mund të mbillen: por nuk është e mundur të ndërtosh mbi të. 

Në fakt, blerja e tokës është mbi të gjitha simbolike dhe plotësisht e përjashtuar nga taksat dhe shpenzimet që duhen paguar.

Highland Titles u themelua në 2006 nga Dr Peter Bevis, një anëtar i Shoqërisë Zoologjike të Londrës, dhe vajza e tij, Laura. 

Ata filluan duke shitur parcela nga toka e familjes në mënyrë që të financonin mbjelljen e pemëve shtesë. 

Misioni ishte thjesht të rivendoste tokën që ishte shkatërruar në shekuj.

Ideja u bë shumë e njohur dhe kompania së shpejti ishte në gjendje të blinte një pjesë më të madhe toke dhe të zgjeronte fushën e projektit.

 Highland Titles tani zotërojnë dhe veprojnë me dy rezervate natyrore në malësitë e bukura të Skocisë dhe falënderoj mijëra mbështetës që e bënë këtë të mundur.