Kaka: Mezi pres të shohë PSG -në të luajë

Liga e Kampionëve 2021/22 fillon këtë të martë. Të shumë janë njerëzit të cilët e vendosin PSG-në në krye të listës së fituesve të këtij kompeticioni.

Kaka, fitues i “Topit të Artë” në vitin2007, nuk bën përjashtim nga rregulli. "Është edhe Chelsea dhe City, por, në letër, PSG është skuadra për t’u mposhtur," tha ish-futbollisti brazilian, i intervistuar nga “La Gazzetta dello Sport” .

Kaka madje tha se ishte i paduruar për të parë treshen sulmuese pariziane në fushë. " Do jetë argëtuese: nuk ndodh çdo ditë të shohësh Messin, Neymarin dhe Mbapenë të luajnë së bashku," tha Kaka.