Florian Bieber: Turi i Merkel, asgjë më shumë se një vizitë lamtumire

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka nisur një tur vizitash në rajonin e Ballkanit. 

Sipas rrjetit publik gjerman, ARD, disa thonë se kjo vizitë mund të sjellë lëvizje për disa konflikte të ngrira në rajon. Të tjerët thonë se është thjesht një vizitë lamtumire.

“Lista e problemeve në Ballkanin Perëndimor është e gjatë. Korrupsioni, abuzimi i pushtetit, gjyqëori i dobët dhe mungesa e lirisë së medias,” raporton ARD.

Studiuesi politik, Florian Bieber thotë se turi i kancelares nuk është asgjë përveçse një udhëtim lamtumire. Sipas tij, asgjë nuk ka ndryshuar në problemet themelore.

Bieber thotë se kancelarja gjermane nuk ka qenë në gjendje të ofrojë një të ardhme të qëndrueshme për rajonin dhe ky është dështimi i saj.

“Merkel nuk është në gjendje që të ofrojë një vazhdimësi mes saj dhe qeverisë që do e pasojë. Pra nuk është e qartë nëse do ketë vazhdimësi. Prandaj unë e konsideroj vizitën më shumë si një sinjal se Gjermania do të vazhdojë të jetë e interesuar për këtë rajon,” thotë Bieber.