SPAK: Asnjë nga ministrat e 'Rama 3' nuk është nën hetim

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit i ka kthyer përgjigje presidentit Meta, ku thotë se asnjë nga kandidatët për ministra në qeverinë ‘Rama 3’ nuk është nën hetim nga ana e tyre. 

SPAK thotë se asnjë prej emrave të paraqitura nga presidenti nuk është i regjistruar si person nën hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme.

Kujtojmë se afati i fundit që prokuroria duhej të kthente përgjigje ishte 15 shtatori, ndërkohë që SPAK është përgjigjur një ditë para.

Kërkesa e Metës bëhej për të evidentuar nëse ndonjë prej këtyre zyrtarëve janë duke u hetuar apo jo nga Prokuroria.