Greqi/ Rriten rastet e reja me COVID-19

Greqia ka regjistruar 1608 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, me një rritje të lehtë në krahasim me një ditë më parë.

Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 151 konsiderohen të kenë lidhje me udhëtimet nga jashtë Greqisë dhe 2,595 janë të lidhura me persona të tjerë të infektuar.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 379. Mosha mesatare e tyre është 64 vjeç.

Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 616,765 që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë që numri i viktimave është dyfishuar, duke regjistruar 51 humbje jete gjatë 24 orëve, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 14,223 vdekje.