Reagon kryeministri Rama: Një ditë e zymtë për familjen dhe kuqezinjtë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të mjekut fizioterapist të kuqezinjve, Ylli Mihalit.

Në statusin e tij në rrjetin social "Facebook", Rama shpreh ngushëllimet për familjarët dhe vlerëson kontributin e tij tek kombëtarja.

“Bashkohem me dhimbjen e miqve të Yllit dhe të krejt komunitetit sportiv, në këtë ditë kaq të zymtë për familjen e tij, e për kuqezinjtë që ishin familja e dytë e këtij njeriu të mirë e profesionist, që prej 30 vjetësh shërbeu me përkushtim, duke lënë pas një kujtim të pashlyeshëm për të gjithë ata që e njohën”, shkruan Rama në postimin e tij në Facebook.