Kore raciste kundër futbollistit, reagon klubi i kuqezinjëve

Futbollisti I Milanit, Tiemoue Bakayokos, u përball me sharje dhe ofendime nga tifozët e Lacios.

Koret raciste kundër futbollistit nuk u pritën mirë nga klubi dhe vetë futbollisti, duke sjellë reagime të shumta.

Menjëherë pas përfundimit të sfidës, klubi i Milanit ka reaguar ndaj këtij veprimi te shëmtuar nga ana e tifozëve kryeqytetas. “Lidhur me thirrjet diskriminuese në adresën e lojtarit tonë Tiemoué Bakayoko nga sektori i mysafirëve dhe të paralajmëruar nga disa gazetarë dhe spektatorë, AC Milan, pas kontrolleve të duhura, po konsideron të paraqesë një ankesë në FIGC”- shkruhet në deklaratën e faqes zyrtare të Milanit në Twitter.