Varroset në Kumanovë i riu nga Zvicra që humbi jetën pasi u rrëzua në një hotel në Tiranë

Sot në mesidite ne vendlindje (Kuanovë) ne Maqedonine Veriore eshte varrosur i riu nga Zvicra qe humbi jetën tragjikisht ne Hotelin Rogner në Tiranë. Ne ceremonine e varrimit perkunder pandemise, moren pjese perveç familjareve edhe qindra miqe, kolegë e shoke nga Maqedonia Veriore, Kosova, Lugina e Preshevës dhe Zvicra shkruan “Le Canton27.ch”.

Nga Gjeneva moren pjese mbi 30 shoke, kolegë e miq shqiptare dhe zviceranë që kishin ardhur për ta përshëndetur për here te fundit te ndjerin Ajdin Mustafit i cili la pas veti  dy fëmije. Në fund prinderit e tij falenderuan shoket dhe miqte e djalit te humbur qe kishin ardhur me kilometra te tera per ta nderuar për here te fundit.

Hotel Rogner i pozicionuar në zemër të Tiranës te prmten e kaluar u shndërrua në një skenë krimi. Një 28-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Saktesisht me 10 shtator ne oren 14:30 ka ndodhur nje tragjedi ku nje i ri zviceran me origjine shqiptare ka rene nga dhoma ne katit e peste, per shkak kangjellat e ballkonin ishin te prishura.

Menjëherë është bërë transportimi për të spital ku ka ndërruar jetë. Qe nga ajo dite hetimet e polcise per vdekjene te riut zvicerna me origjine shiptare ende vazhdojne për te zbardhur të vertetën.