Ndarja nga jeta e Mihalit, Meta: Kontributor i palodhur, për sukseset e Ekipit tonë Kombëtar
Presidenti i Republikës ka shprehur ngushellimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të fizioterapistit Ylli Mihali.
Në një mesazh në facebook, ai shkruan se Mihali ishte një “kontributor i palodhur për gati tre dekada, për sukseset e Ekipit tonë Kombëtar”.
Postimi i plotë:
Trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të fizioterapistit Ylli Mihali, kontributor i palodhur për gati tre dekada, për sukseset e Ekipit tonë Kombëtar.
Ngushëllime familjes, miqve dhe kuqezinjve, të cilëve u shërbeu me dashuri dhe përkushtim!