Kuvendi i ri mblidhet sot për të zgjedhur Byronë, sekretariatet dhe komisionet

 Kuvendi i Shqipërisë i drejtuar nga Lindita Nikolla do të mblidhet sot në seancë plenare në orën  17:00.

Në këtë seancë është përcaktuar që të zgjidhen anëtarët e rinj të organeve të Kuvendit: Byroja dhe Sekretariatet, krerët e komisioneve të përhershme, anëtarët e komisioneve si dhe zëvendësuesit në përbërjen e komisioneve të përhershme.