E kam ëndërruar këtë ditë! Dimarko realizon golin me shpejtësi të frikshme

Federiko Dimarko ka debutuar si titullar me fanellën zikaltër. Pasi zëvendësoi Bastonin në mbrojtjen me tre, italiani bëri shumë mirë në atë rol dhe gjeti edhe rrugën e rrjetës me një goditje dënimi të ekzekutuar në mënyrë fantastike.

Një shigjetë e vërtetë goditja e Dimarkos, i cili me të majtën regjistroi një shpejtësi të frikshme të topit prej 106 km/orë dhe me një saktësi të admirueshme shënjestroi trekëndëshin e djathtë të Auderos, aty ku portieri nuk mund të arrinte.

Pavarësisht golit të mbrojtësit, Interi nuk arriti të fitonte ndaj Sampdorias, gjë që ia zbehu disi gëzimin 23- vjeçarit.

“Kam ëndërruar shpesh për këtë ditë dhe kam punuar shumë për të qenë këtu. Jam tepër i lumtur për golin, por fatkeqësisht nuk arritëm dot të merrnim tri pikët, që është gjëja më e rëndësishme”, u shpreh Dimarko në përfundim të sfidës.