Duka në SYRI TV zbulon objektivat e Kombëtares dhe zgjedhjet për presidentin e ri të FSHF-së

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka qenë i ftuar në emisionin “Fair Play” ne SYRI TV në moderimin e gazetares Ekeleida Zeko, ku foli për objektivin e kombëtares në kualifikueset e Botërorit si dhe për zgjedhjet për presidentin e ri të FSHF-së.

Vendi i dytë në kualifikuese? “Ekipi kombëtar është në një gjendje të mirë, ku janë të gërshetuar lojtarët e rinj me ato me eksperiencë.

Vendi i dytë është i vështirë, por ne duhet të japim gjithçka dhe nëse arrijmë rezultate pozitive ndaj Polonisë dhe Hungarisë mund të arrijmë objektivin.

Përsa i përket zgjedhjeve për president të FSHF-së, Duka iu shmang pyetjes së gazetares, por duke nënkuptuar se do të jetë sërish kandidat.

“Kemi bërë shumë investime këtë vit dhe jemi duke punar për disa të tjera” , ishte përgjigja e presidentit Duka.