VIDEO/ Shiu i parë i shtatorit përmbyt Vlorën

Reshjet e shiut të parë të shtatorit kanë mbushur rrugët me ujë në qytetin e Vlorës.

Shiu i rënë përreth 60 minuta ka bllokuar një pjesë të mirë të akseve brenda qytetit, teksa dhe kanalizimet kanë shpërthyer si pasojë e prurjeve të ujit.

Nëse situata vijon e tillë në orët në vijim mund të ketë përmbytje të rrugëve. Aktualisht ka një nivel uji në gjithë rrugët e qytetit.

Më në fund pas një vere që dogji mijëra hektarë tokë e pyje Vlora është lagur nga uji, i cili ka vërshuar nëpër rrugë për shkak të intensitetit të lartë të shiut.