VIDEO/ Incident me Federica Mogherinin, të rinjtë i zënë rrugën me pankarta, ndërhyn garda

Në momenti që diplomatja e lartë e Bashkimit Europian Federica Mogherini po largohej nga Universiteti Politeknik, disa të rinj të FRPD iu afruan me pankarta në duar, ku shkruhej “We want free and fair elections” (duam zgjedhje të lira dhe të ndershme).

Për t’iu shmangur një përgjigje, Mogherini nxitoi të futej në makinën e eskortës që e shoqëronte, ndërsa punonjësit e Gardës ndërhynë për të larguar të rinjtë.

Federica Mogherini po zhvillon vizitë zyrtare në Tiranë si pjesë e turit ballkanik. Ajo zhvilloi një bashkëbisedim me studentët në ambientet e Universitetit të Tiranës.