Liverpool fiton lehtësisht ndaj Leeds

Gjithçka është e lehtë për Liverpoolin, i cili fitoi 3-0 ndaj Leeds-it të Marcelo Bielsa.

Golin e epërsisë për skuadrën e Jurgen Klopp e shënoi Mohamed  Salah në minutën e 20 ’, ndërsa 5 minuta pas fillimit të pjesës së dytët Fabinho dyfishoi shifrat.

Në 60 ’Leeds mbeti me dhjetë lojtar pas ndëshkimit me karton të kuq të Strujik, ndërsa në fund Mane vulosi rezultatin  final 3-0.

Me këtë fitore, Liverpool shkon në kuotën e 10 pikave në vendin e tretë (Aq sa ka Chelsea i vendit të dytë dhe Manchester United i vendit të parë).