VIDEO/ 4 muaj jashtë fushave, Ibra-s i duhen 7 minuta për të tundur rrjetën

Milan ka dyfishuar shifrat 2-0 në përballjen kundër Lazio-s, e vlefshme për javën e tretë në Serie-A.

Ishte Zlatan Ibrahimovic ai i cili shënoi për kuqezinjtë vetëm 7 minuta pasi ishte futur në fushën e lojës (minuta 67).

Ibra mungonte prej katër muajsh në fushë dhe suedezi u prit me ovacione nga tifozët në “San Siro” në momentin që u fut në fushën e lojës në minutën e 60-të në vend të Leao-s.