Superiore/ Kukësi mposht Egnatian, Dinamo e nis mbarë kampionatin

Kukësi ka arritur të fitojë me rezultatin 1-3 sfidën ndaj Egnatias në stadiumin e këtyre të fundit në një ndeshje ku ishte shumë e luftuar nga të dyja krahët.

Ndeshja u zhbllokua nga Kukësi me Dacin në minutën e 22’ duke përfituar nga gabimi i mbrojtësve rrogozhinas duke realizuar golin e parë.

Goli i dytë erdhi nga një “Tiki-Taka” e Kukësit falë 20 pasimeve të sakta dhe Peposhi shënon golin e dytë për verilindorët.

Bruno Telushi ngushton diferencën në minutën e 90’ pas një “silure”.

U duk sikur takimi në minutat e fundit do të merrte një tjetër rrjedhë, por ishte Milunovië ai që realizon golin e tretë dhe të fundit të ndeshjes për t’i dhënë tre pikët e para Kukësit që në javën e parë të kampionatit.

Nga ana tjetër, Dinamo e nisi me këmbën e mbarë kampionatin. Blutë e Bledi Shkëmbit, e festojnë me fitoren 0-2 rikthimin pas 9 vitesh në elitën e futbollit shqiptar. Ishte sulmuesi afrikan Çinedu, që me dopietën e tij, i dhuroi 3 pikë të arta kryeqytetasve në këtë start kampionati.

22-vjeçarit i mjaftuan vetëm 37 sekonda për të gjetur golin e avantazhit, ndërkohë që në minutën e 19-të dyfishoi shifrat. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e 2 golave, teksa në fragmentin e dytë të lojës, dinamovitët menaxhuan epërsinë e dy golave. “Nëndetësja”, nuk fitonte një ndeshje ndaj Kastriot prej 11 vitesh.