VIDEO/ Katastrofë mjedisore në lumin Drin, Banori: po sëmuremi nga era e keqe dhe mushkonjat

Nga një mundësi për zhvillimin e turizmit lumi Drin që përshkon qytetin e Lezhës është kthyer në një ujëmbledhës të ujërave të zeza të mbetjeve të ndryshme urbane duke u kthyer kështu në një shqetësim serioz për banorët e Lezhës.Të intervistuar nga SYRI TV ata shprehen se ky problem vijon prej vitesh dhe ndonëse bashkia është në dijeni deri më tani ska marrë asnjë masë.

Nga Syri tv

Ngjyra e ujit  tregon se nuk ka një rrjedhe të vazhdueshme, ndërsa aroma e pakëndshme është problematike për banorët në të dy anët e Lumit Drin.

Ekspertët e mjedisit e kanë kohë qe po ju bien këmbanave të alarmit se ujërat e zeza që vazhdojnë të shkarkohen këtu po rrrezikojnë një pasuri të rrallë natyrore  që ka Lezha. Pushteti lokal ndër vite ka synuar që ky lum të kthehet në një atraksion turistik, kryesisht për qëllime sportive, por po hesht përballë një masakre mjedisorë ku përgjegjes kryesor është vetë.