VIDEO/ Llixhat e Elbasanit të lëna në mëshirë të fatit, Turisti: bashkia duhet të vejë dorë

Zona e Llixhave në Elbasan pavarësisht se çdo vit frekuentohet nga mijëra turistë vendas e të huaj investimet në zonë janë thuajse inekzistente.Turistët të intervistuar nga SYRI TV pohojnë faktin se ujërat janë kurative por fajësojnë qeverinë që e ka lënë këtë vend të mrekullueshëm në mëshirë të fatit.

Nga Syri Tv

Llixha e banjës në Elbasan prej vitesh vizitohen nga mijëra turistë vendas e të huaj.Të intervistuar nga SYRI TV ata shprehen se arsyeja pse zgjidh të vijnë në llixha është për shkak të ujërave termale që janë kurative për sëmundje të shumta por theksojnë faktin se investimet në zonë janë inekzistente.

Ata i bëjnë thirrje qeverisë të vejë dorë pasi është mëkat që një vend i tillë të mbetet peng i mungesës së infrastrukturës ndriçimit dhe mospastërtisë.

Llixhat ndodhen vetëm 15 minuta larg qytetit të Elbasanit por pavarësisht kësaj bashkia e Elbasanit ka vite pa i kthyer sytë në këtë zonë.