Çmendet emigranti në itali, godet me thikë 5 persona në një autobus, mes tyre një fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një person ka qëlluar me thikë 5 qytetarë në një autobus në Rimini.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në momentin që po kontrolloheshin  biletat,  ai sulmoi dy gratë me thikë.

Autori ka dalë më pas nga autobusi dhe plagosi tre persona të tjerë në arratisjen e tij, përfshirë një fëmijë në fyt.

Policia ka bërë të mundur ndalimin e tij i cili ishte  me origjinë nga Somalia dhe prej vitesh jetonte si emigrant në disa vende të Evropës.