Superiore/ 8 gola në Laç, Vllaznia e nis me fitore sezonin e ri

Është mbyllur ne rezultatin 3-5 ndeshja mes Laçit dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e parë në kampionat. Kuqeblutë marri një fitore të çmendur në Kurbinë, ku u realizuan plot 8 gola.

Shkodranët shënuan dy gola të shpejtë, me anë të Latifit (11) dhe da Silvas (34), por kurbinasit arritën të barazonin  rezultatin, falë dygolëshit Zarubica-s (34,38).

Aralica kaloi sërish në avantazh Vllazninë në minutën e 41-të, por 4 minuta më vonë Regi Lushkja vendosi sërish baraspeshën.

Ndërsa në të dytën, Gurishta dhe Kayna shënuan për Vllazninë  për të marrë 3 pikë të arta në Laç. Ndeshja e javës së parë me Vllazninë që tregon se do të jetë kandidate potenciale për titullin kampion duke fituar pas 7 viteve e gjysmë në fushën e kurbinasve.