PD denoncon: 130 milionë euro tendera të paracaktuar te Unaza e Re

Deputeti i zgjedhur i PD-së Helidon Bushati, ka denoncuar skandalet tek Unaza e Re.

Bushati thekson se janë paracaktuar 130 milionë euro tendera për pjesën e mbetur të rrugës.

Postimi i Helidon Bushatit:

ARRSH e Ballukut do të zhvillojë 7 tendera për ndërtimin e pjesës së mbetur të Unazës së Tiranës, me vlerë 130 milion euro.

Tenderat janë të parafiksuara si llokma në tryezën e oligarkëve, por faturën e paguajnë qytetarët shqiptarë përmes taksave të tyre, që rriten përditë.

Çdo llokmë tenderi të kësaj unaze 20 milion euro për kilometër futet në barkun e korrupsionit endemik të Edi Ramës që qeras oligarkët.

Unaza e Korrupsionit të Edi Ramës do të denoncohet edhe më fort, me fakte e prova, për prokurorinë e paralizuar përballë korrupsionit që ka kapur shtetin.