Daily Star: CR7 është diagnostikuar me sëmundje të pashërueshme që nga viti 2014

Duke bërë një rikthim emocional në Manchester United , Ronaldo vazhdon të luaj dhe në moshën 36 vjeçare.

 Një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Ronaldo gjithashtu po e vë seriozisht në rrezik shëndetit të tij.

Sipas Daily Star, në vitin 2014, Ronaldo u diagnostikua me tendinozë pa 'kurë garancie'. 

Në kohën e diagnostikimit të sëmundjes Ronaldo është shprehur:

"Unë mund ta duroj dhimbjen. Sepse kjo më bën mua një person më të fortë. Ndoshta nëse nuk do ta ndieja dhimbje, nuk do të isha aq i mirë ".

Ishte vendi i tij i lindjes Portugalia që zbuloi se Ronaldo vuante nga tendinoza në një raport mjekësor të qershorit 2014, por në vend që të pushonte, ai vendosi të luante në Kupën e Botës në Brazil.

Ky shqetësim, i përcaktuar si inflamacion i gjurit, shkakton dhimbje të vazhdueshme, humbje të fleksibilitetit dhe dëmtim të tendinave. 

Por Ronaldo, i cili ka luajtur pothuajse 60 ndeshje në sezon, po sfidon shëndetin e tij në planin afatgjatë.

Cristiano Ronaldo i kushton vëmendje shtesë jetës së tij për shkak të kësaj sëmundjeje.

 Ai ka nevojë për pushim të vazhdueshëm por CR7 nuk i ndal stërvitjet.