Frika e Bashës/ U fik celularët krerëve të PD, flet vetëm Xhaferraj

Ka përfunduar takimi i kryedemokratit Lulzim Basha me kryetarët e degëve të PD-së në të gjithë vendin, të cilëve iu ka shpjeguar sot vendimin e marrë për ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilin e largoi nga grupi parlamentar.

Mësohet se Basha ka kërkuar që kryetarët e degëve të kishin celularët e tyre të fikur me qëllim shmangien e çdo mundësie që informacionet të rrjedhin në media. 

I vetmi që pranoi të fliste për mediat pas mbledhjes ishte kreu i PD-së në Durrës Ferdinand Xhaferraj i cili tha se vendimi i Bashës ishte i vështirë, por është marrë duke marrë parasysh të ardhmen e PD.

“Është vendimi më i vështirë i kësaj parti. Çfarëdo lloj vendimi, do të kishte kostot e veta. Vendimi u mor në limite kohore. Është një nga vendimet që merr parasysh eliminimin e kostove afatgjata të Partisë Demokratike që do të thotë vazhdimi për një kohë të gjatë të kësaj qeverisjeje”- tha Xhaferaj