Panjshir: Qëllohet për vdekje vëllai i ish- Zëvendëspresidentit afgan nga talebanët

Kabul, Afganistan - Talibanët qëlluan për vdekje vëllanë e Amrullah Saleh, ish-Zv.Presidentit të Afganistanit si edhe shoferin e tij në provincën Panjshir, tha të shtunën nipi Saleh.

Shuresh Saleh tha se xhaxhai i tij Rohullah Azizi ishte duke shkuar diku me një makinë të enjten kur luftëtarët talebanë e ndaluan atë në një pikë kontrolli. "Siç dëgjuam, në moment talebanët e qëlluan atë dhe shoferin e tij në pikën e kontrollit." tha ai.

Shuresh Saleh tha se ishte e paqartë se ku po shkonte xhaxhai i tij, një luftëtar anti-taleban, kur talebanët e kapën atë. Ai tha se telefonat nuk punonin në zonë.

Amrullah Saleh udhëhoqi forcat që u rezistuan talibanëve në Panjshir, e cila ishte provinca e fundit që u pushtua nga sundimtarët e rinj të Afganistanit.

Videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë talebanët duke hapur zjarr ndaj luftëtarëve anti-talebanë në Panjshir, të cilët i kishin arrestuar.